avatar
Your name :

or login

Add Song
New comments

All Melinda Ademi Lyrics (sq) Total 2

Melinda Ademi - ALKOOL{Teksti i ALKOOL} Tregom tani qka ka mbet Po si ti nuk muj me gjet Do vi do vi do vi Do ta them qdo sekret Tu pi alkool un e nisa me inat Doja me
Melinda Ademi - Mos ma prish{Teksti i "Mos ma prish"} Me inate nuk shkon me inate Ma theve telin kur me to mi nxune llafet Ato une i kom vec shoqe, s'di qa pate Ah bre zemer, ti

Melinda Ademi

Melinda Ademi
Melinda Ademi, njohur si Melinda ka lindur më 19 Nëntor 1995 në Mitrovicë, Kosovë. Ajo është këngëtare dhe autore e njohur këngësh. Ka befasuar jo vetëm jurinë e spektaklit të famshëm televiziv ‘American Idol’ por edhe mbarë shikuesit, jo vetëm për zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe për historinë që bart. 16-vjeçarja nga Mitrovica Melinda Ademi, ka rrëfyer historinë e saj që kur familja vendosi të largohej nga Kosova, gjatë luftës e deri tek ëndrrat për t’u bërë një këngëtare e madhe. Në videon e shfaqur nga ‘Fox TV’, Melinda tregon për momentet e largimit të saj nga Kosova ndërsa ishte mjaft e vogël, megjithëse mban mend shumë mirë të shtënat. Ndërsa nëna e saj, nuk i mban dot lotët kur kthehet pas në kujtime duke treguar se ishte mjaft e vështirë të lije pas gjithçka. ‘Por si mund të rrisësh fëmijët në mes të luftës’- thotë ajo. Fitues të llotarisë amerikane, Melinda bashkë me prindërit, dy motrat dhe vëllain, e nisën jetën nga e para duke nisur kështu ëndrrën e tyre amerikane dhe duke bërë Amerikën shtëpinë e tyre. Megjithëse ishte e vështirë, ata ia dolën mbanë. E tani, Melinda është një prej konkurrenteve që spikat në ‘American Idol’, dhe që la pa fjalë anëtarët e jurisë Steven Tyler dhe Jeniffer Lopez ndërsa e pyetën me kuriozitet se nga vjen emri i saj i veçantë. “Nuk është e mundur të ketë një yll të tillë nga Kosova, por ja se e vërteta është se një yll qëndron para syve të mi’- ka thënë Steven Tyler. Pasi ajo këndoi këngën e saj, juria i uroi mirëseardhje në Hollywood me duartrokitje dhe buzëqeshje.

Melinda Ademi është duke i shijuar sukseset e para në skenën muzikore shqiptare falë disa këngëve, të cilat janë pëlqyer shumë nga fansat e saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka rrëfyer se dashuria e saj për muzikën është e madhe dhe se nuk është dorëzuar kurrë. “Gjatë gjithë jetës e kam dashur muzikën. Kur isha 16 vjeçare shkova në ‘American Idol’, nuk fitova dhe shkova sërish pas dy vitesh dhe arrita në gjysmëfinale. Nuk e fitova çmimin, por nuk hoqa dorë. U ktheva në vendlindjen time që ta bëja muzikën, të cilën e ndjej. U rrëzova në skenë dhe u çova prapë, dhe u përballa me vështirësitë. Jam krenare me veten dhe është një fakt se asnjëherë nuk duhet dorëzuar”, ka shkruar Melinda në një postim në Instagram”